Sporti

Juventus dhe Milan në garë për sulmuesin e Santos

07/18/2021 22:56
nga:E K

Juventusi po i bën rivalitet Milanit për sulmuesin e Santos, Kaio Jorge.

19-vjeçari ka shifra të mrekullueshme duke shënuar 6 gola në 10 ndeshje për Brazilin e grupmoshave të reja, shkruan GazetaBlic Sport.

Kontrata e tij skadon në dhjetor të vitit 2021, por Santos po kërkon 10 milion € për ta liruar atë gjatë verës.

Sipas Sport Mediaset dhe Calciomercato.com, Juve tani i është bashkuar Milanit në garën për të nënshkruar me Kaio Jorge.

Rossonerët mbeten favoritët, pasi kanë ofruar 6 milion € për të, por Juve mund të bëjë një goditje për të veçanërisht nëse Ronaldo largohet.

/GazetaBlic Sport/