Sporti

Juventus dëshiron yllin anglez të Chelseat

01/13/2022 15:23
nga:E K

Juventus është e interesuar për shërbimet e lojtarit të Chelseat, Ruben Loftus-Cheek.

“Zonja e Vjetër” dëshiron të nënshkruaj me Loftus-Cheek, pasi raportohet të ketë lejuar brazilianin, Arthur t’i bashkohet Arsenalit për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Anglezi ka qenë titullar me ‘The Blues’ 20 herë gjatë këtij sezoni, duke kontribuar me tre asistime.

25 vjeçari ka kontratë edhe dy vite e gjysmë në “Stamford Bridge”.

/GazetaBlic Sport/