Sporti

Juventus – Atalanta, formacionet e mundshme

11/27/2021 10:15
nga:Mergim Rreci

Juventus-Atalanta nga ora 18:00 dhe Venezia-Inter në 20:45 janë dy ndeshjet më të rëndësishme të mbrëmjes në Serie A.

“Binankonerët” po përballen me një formë të dobët të rezultateve edhe pse në javën e fundit triumfuan ndaj Lazios, përcjell GazetaBlic Sport.

Përveç rezultateve të dobëta, sidomos humbja nga Chelsea me rezultat 4 me 0, tashmë situata është rënduar me klubin që po hetohet nga Prokuroria për falsifikime.

Anadaj pritet që sot kjo skuadër ta ketë shumë të vështirë ndaj Atalantas, një skuadër që tradicionalisht ka qenë problematike për “Zonjën e Vjetër”.

Këto pritet të jenë formacionet e kësaj ndeshje.

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Sandro; Cuadrado, McKennie, Locatelli, Rabiot; Morata, Chiesa.

Atalanta: Musso; Toloi, Palomino, Djimsiti; Zappacosta, Freuler, De Roon, Maehle; Malinovskyi, Pasalic; Zapa.

/GazetaBlic Sport/