Sporti

Juventus arrin marrëveshje me Yildiz për kontratë të re

02/07/2026 12:24
nga:Sh R

Juventus ka vendosur të sigurojë të ardhmen e një prej talenteve më premtues të skuadrës.

Sipas Fabrizio Romanos, klubi bardhezi ka arritur një marrëveshje verbale me Kenan Yildiz dhe menaxhmentin e tij për një kontratë të re katërvjeçare.

Yildiz do të nënshkruajë së shpejti, ndërsa paga e tij do të rritet ndjeshëm, duke e bërë atë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.

Me këtë lëvizje, Juventusi tregon se beson fuqishëm tek e ardhmja e talentit të ri, i cili pritet të ketë rol kyç në projektin e ardhshëm të klubit.