Sporti

Juventus aktivizon opsionin e blerjes për Manuel Locatellin

02/09/2023 09:07
nga:Mergim Rreci

Manuel Locattelli nuk është më i huazuar nga Sassuolo te Juventusi pasi klubi torinez vendosi të aktivizojë opsionin për të blerë shërbimet e tij.

“Zonja e Vjetër” e kishte siguruar mesfushorin në gusht të vitit 2021, në një marrëveshje që kaloi përmes një huazimi dy-vjeçar, me një klauzolë blerjeje në fund, sipas shtypit italian, përcjell GazetaBlic Sport.

Juve vendosi të respektojë këtë klauzolë dhe do ta blejë atë për 25 milionë euro, në tre këste, me bonuse për golat që arrijnë në 12.5 milionë euro.

Locattelli, 25 vjeç, i cili ka luajtur 68 ndeshje, tre gola dhe pesë asistime për Juventusin, ka nënshkruar deri në vitin 2026 dhe do të fitojë tre milionë euro në sezon.

/GazetaBlic Sport/