Sporti

Juventus mendon për ‘goditjen’ e verës,tre lojtarë në listën e dëshirave të ‘Zonjës së Vjetër’

02/04/2022 13:32
nga:E K

Juventus ishte një nga skuadrat më aktive të merkatos dimërore.

Skuadra italiane arriti të siguroi shërbimet e Vlahovic, Denis Zakaria dhe Frederico Gattit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Zonja e Vjetër” ka filluar tashmë të mendojë për përforcimet e rradhës.

Skuadra e Allegrit ka për synim tre lojtarë për t’i sjellë në skuadër gjatë verës.

Youri Tielemans, Frenkie de Jong dhe talenti i Ajax, Ryan Gravenberch janë dëshirat e skuadrës nga Torino për merkaton e verës.

/GazetaBlic Sport/