Ndeshja e Juventusit në Serie A kundër Napolit rrezikon të shtyhet pas një rritje të rasteve me COVID.
Varianti Omicron ka çuar në rritje të kufizimeve në të gjithë Evropën javët e fundit dhe bota e futbollit nuk është kursyer, me shumë lojtarë në ligat kryesore që kanë rezultuar pozitiv për virusin kohët e fundit, si ylli i Lazios, Ciro Immobile, përcjell GazetaBlic Sport.
Juventusi do të presë Napolin më 6 janar, pas pushimit të Krishtlindjeve, por tani ka mundësi që ndeshja të shtyhet për shkak të rritjes së rasteve pozitive mes lojtarëve të Serie A.
Drejtori i Autoritetit Shëndetësor Lokal të Napoli 2, Antonio D’Amore dështoi të përjashtonte masat e reja për të parandaluar përhapjen e virusit, duke thënë se ka shumë shqetësime për Omicron.
“Disa lojtarë duhet të kthehen nga pushimet e tyre dhe nuk mendoj se Fabian Ruiz (pozitiv) mund të kthehet kaq lehtë nga Spanja. Është padyshim një situatë për t’u monitoruar.’
/GazetaBlic Sport


