Juventus dhe Milan raportohet se janë të interesuar për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger si agjent i lirë në fund të sezonit.
Pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge, Rudiger tani ka të drejtë të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate me çdo klub tjetër përpara një transferimi të lirë në qershor, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Sky Sport Italia, Juventusi ka bërë shprehur interesim dhe Il Corriere dello Sport raporton se Milani po monitoron gjithashtu situatën.
Juventusi mund të shohë largimin e Matthijs de Ligt në fund të sezonit, ndërsa kapitenit të Milanit, Alessio Romagnoli i mbaron kontrata në qershor.
/GazetaBlic Sport


