Ish trajneri i njohur kosovar, Jusuf Tortoshi ka folur në lidhje me duelin Drita-Celje.
Drita dhe Celje ballafaqohen sot me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Play Off të Conference Leagues, shkruan GazetaBlic Sport.
Tortoshi ka lavdëruar trajnerin Zekrija Ramadanin para këtij dueli.
“Trajneri Zekrija Ramadani është i punës, i përvojës, ka eksperiencë, e ka studiu edhe lojën e Celjes, e di çka duhet të bëjë”, tha Jusuf Tortoshi në RTK.
“Mbetet të shihet sa e ka studiu lojës e Celjes. Cila skuadër do të bëjë më pak gabime, do ta fitojë duelin”, tha ndër të tjerash Jusuf Tortoshi.
/GazetaBlic Sport


