Lajme

Jusuf Thaçi: Gjëja e parë që duhet ta bëj Kurti, është ndryshimi i Planit të Ahtisaarit

06/08/2021 22:51
nga:Gazeta Blic

Analisti Jusuf Thaçi ka thënë se gjëja e parë që duhet ta bëj kryeministri Albin Kurti, është ndryshimi i Planit të Ahtisaarit.

Thaçi në T7 ka thënë se Kosova duhet të kërkojë ndryshimin e Pakos së Ahtisaarit në tryezën e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se shqiptarët kanë lëshuar pe shumë në dialogun e deritanishëm, ndërsa thotë se Serbia nuk po ndalet dhe po vazhdon të kërkojë më shumë në dëm të shqiptarëve.

“Gjëja e parë që duhet ta bëj Kurti, është ndryshimi i Planit të Ahtisaarit. Duhet të ndryshojë mendësia dhe premisa që shqiptarët duhet të humbin diçka në mënyrë që serbët të shkojnë drejt kompromisit. Shqiptarët nuk fituan absolutisht me Pakon e Ahtisaarit. Në fakt ne lëshuam pe dhe bëmë kompromise në dëm të shtetit. Ndërkombëtarët ta kenë parasysh këtë. Besoj që ata e dijnë. Kosova nuk duhet të lëshojë pe”, ka thënë Thaçi.