Sindikata e Pavarur e Punëtorëve Privat ka pasur sot gjatë disa musafirë të paftuar. Musafirët e pa ftuar ishin Inspektorët e punës të cilët me urdhër të ministrit të kryeministrit Kurtit shkuan për kontrollë në këtë sindikatë.
Kështu ka konfirmuar kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi.
Sipas Azemit, urdhëri për kontrollim të sindikatës nuk u dha nga Kurti por nga Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.
“Mendoj se ka ardhur si kërkesë e Ministrit të Financave, pasi që kanë menuar se nëse ata ju shkojnë në zyre, sindikatat do të friksohen de do të shtyhen mbrapa”, tha Azemi për Insajderin.
Tutje, Azemi tregoj pse këta inspektor zbarkuan në zyret e tyre.
“Inspektorët kishin ardhur për të shikuar formën e regjistrimit dhe për lajmërimin e protestave që kishin bërë dy javë më parë”, shtoi Azemi.