Donald Trump është zgjedhur president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai dje mori besimin e amerikanëve për herë të dytë duke sfiduar kandidaten demokrate Kamala Harris.
Por si pritet të ndikojë rikthimi i Donald Trump në rajonin e Ballkanit e veçanarisht në Shqipëri?
Gazetarja nga Shqipëria, Denada Kola-Jushi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se partneriteti me Amerikën do të vazhdojë njëjtë.
Ajo potencoi se Shqipëria ka ditur të ruaj marrëdhëniet e shkëlqyera me Amerikën pavarësisht kush ka qenë në pushtet.
” Zgjedhja e Presidentin Trump në Shqipëri, vijon linjen e njejtë të partneritetit afatgjatë me aleatin e Shqipërisë që është Amerika.Shqipëria ka patur, e ka ditur të ruaj marrëdhenie shkelqyer me Amerikën, pavarësisht kush ka qenë në pushtet qoftë në Shqipëri apo në Shtetet e Bashkuara.Shqipëria është vendi i besuar i Amerikës zyrtare në rajon, këtë e ka deshmuar edhe vizitat që kanë patur sekretarët e shtetit në vendin tonë.Ndaj njësoj si në periudhën 2016-2020 Shqipëria në gjykimin tim do të vijojë njësoj bashkëpunimin me USA” tha gazetarja Jushi për “Gazeta Blic”.
Ajo tutje tha se gjatë qeverisjes së Trump në Shqipëri nisi edhe reforma në drejtësi.
“Nuk duhet harruar në popullata shqiptare është në me shumë se 95% pro amerikane, e që faktorë të tjerë si vendet jo miqësore me Ameriken nuk kanë rol në Shqipëri.Po ashtu bazat ajorore, si ajo e Kuçoves tregon për besueshmërinë që ka vendi ynë në sytë e Amerikës.Gjatë qeverisjes Trump, Shqipëria nisi dhe reformen në drejtësi, një reformë që ka patur në menyrë të padiskutuar bekimin dhe financimin e Shteteve të Bashkuara” përfundoi Jushi përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Donald Trump ka arritur t’i fitojë zgjedhjet duke siguruar mbi 270 vota elektorale.
Kjo fitore ka ardhur pasi Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në shtetet kyçe të Xhorxhia, Karolinës së Veriut, Wisconsin dhe Pennsylvani.
Trump ka shkuar në gjithsejtë 277 vota elektorale duke e mposhtur kështu kandidaten demokrate, Kamala Harris.
Ai e ka përshkruar si “fitore politike” dhe ka falenderuar mbështetësit që e kanë zgjedhur si presidentin e 47.
/Gazeta Blic/