Lajme

Juristja e medias: Protesta e PSD ne RTK fantastike, nëse RTK e zhdukë atë video, ajo quhet censurë

02/01/2023 20:41
nga:Astrit Gashi

Juristja e medias, Flutra Kusari ka reaguar pas aktiviteti të PSD’së gjatë transmetimit të edicionit qendror të lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës.

Kusari përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nëse RTK e largon atë video, atëherë ajo do të quhet censurë.

„Protesta e PSD ne RTK fantastike. Nese RTK e zhduke ate video, ajo quhet censure“, tha ajo.