Lajme

Juristi amerikan nuk kishte njohuri për Adem Jasharin

09/18/2025 12:59
nga:Sh R

Po vazhdon ende dëshmia e juristit, Paul Williams në Gjykatën Speciale.

Në mesin e shumë pyetjeve drejt tij, u përmend edhe Adem Jashari.

Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi – Luka Mishetiq e pyeti juristin nëse kishte njohuri për Adem Jasharin.

Williams u përgjigj: “Jo, tani që ju po më pyesni në këtë çast”.