Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.
Manchester City dhe Liverpool janë dy skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Liverpool barazoi në “Anfield” me Benfican 3 me 3, në një ndeshje të jashtëzakonshme. Megjithatë, fitorja prej 1 me 3 në Portugali i dha kualifikimin tutje skuadrës angleze.
Konate dhe Firmino dy herë shënuan për Liverpoolin, Ramos, Yaremchuk dhe Nunez shënuan për mysafirët.
“Nuk e luajtëm ndeshjen ashtu siç donim. Tani është koha të mendojmë për Villarrealin, Unai Emery është mbreti i kupave. Ne do të përgatitemi mirë kundër tyre”, tha Klop pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


