Liverpool nuk po kalon në formë të mirë në këtë edicion të Premierligës.
Nënkampioni aktual i Anglisë aktualisht po lufton për një vend në “Top 4” pasi gara për titull duket se ka përfunduar me kohë, shkruan GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes së sotme mes Liverpool dhe Manchester City, trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp ka folur për media ku ka deklaruar se Liverpool padyshim se do të shpenzojë para gjatë verës për përforcime.
“100 milionë për një lojtarë? Ne nuk flasim kurrë për këto gjëra. Por ne padyshim se do të shpenzojmë para gjatë verës…Kjo është e tëra çka mund të them“, tha Klopp.
“Klubi do shpenzojë para, por për kë dhe sa nuk do them asgjë“, përfundoi gjermani.
/GazetaBlic Sport/
Jurgen Klopp: “£100m on one player? We never speak about these things. But we will spend in the summer…. that is what I can say. Definitely”. ?? #LFC
“The club will spend in the summer. For who, and for how many, there’s nothing to say about that”. pic.twitter.com/t2mzERft8P
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 31, 2023


