Jurgen Klopp ka folur për sulmuesin e ri të Liverpoolit, Darwin Nunez, i cili nuk pati shumë hapësirë që të tregoi cilësitë e tij.
Nunez në ndeshjen e parë me Liverpoolin në Premierligë shënoi një gol dhe asistoi një tjetër, megjithatë në ndeshjen e dytë u ndëshkua me karton të kuq për sjellje jo sportive duke bërë që të mungonte në 3 ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.
Për sulmuesin uruguain, Klopp deklaroi se atij i duhet kohë të adaptohet me ekipin, kurse kjo gjë nuk e shqetëson atë.
“Duhet të jemi të durueshëm me Darwin Nunez, ai është ende duke u përshtatur. Është me të vërtetë e rëndësishme në situatën tonë që ai të mos shqetësohet dhe Darvini nuk duket sikur po shqetësohet.
Lojtarët e rinj vijnë dhe ne duam që ata të shkëlqejnë menjëherë, por ne jemi të qetë”, tha Jurgen Klopp.
Klopp: “We have to be patient with Darwin Nunez, he’s still adapting. It’s really important in our situation that he isn't worrying, and Darwin doesn't look like he is worrying”. ??? #LFC
“New players come in and we want them to shine immediately, ofc — but we are calm”. pic.twitter.com/SvnzDWjkG3
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 3, 2022
/GazetaBlic Sport/