Jurgen Klopp beson se një rikthim i papritur te Liverpooli është “teorikisht i mundur”.
Ish-trajneri ikonik i Reds aktualisht punon si drejtor global i futbollit për ekipin Red Bull dhe së fundmi iu bashkua një grupi ekspertësh për të ndihmuar në zhvillimin e talenteve të rinj në Ligën Gjermane të Futbollit (DFL).
Në podkastin “Ditari i një CEO-je”, Klopp iu përgjigj pyetjes në lidhje me një rikthim të mundshëm:
“Thashë se nuk do të stërvisja kurrë një ekip tjetër në Angli. Kjo do të thotë që nëse do të kthehesha në Angli, do të ishte vetëm për Liverpoolin. Po, teorikisht është e mundur”, komentoi gjermani.
/GazetaBlic Sport


