Një pikë larg vendit të Ligës së Kampionëve, Jurgen Klopp foli për shanset e Liverpool-it për të nënshkruar me lojtarë nëse mundësia për të shkuar në Ligën e Kampionëve nuk është në tavolinë.
“Kur flas me një lojtar – nëse më lejohet të flas me një lojtar – nuk mund të themi për momentin nëse do të kemi Champions League. Por nëse tashmë po flasim, atëherë është e qartë se ai tashmë e di për situatën. Natyrisht ne duhet të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve, të luftojmë për trofe dhe gjëra të tjera. Nëse një lojtar dëshiron të jetë pjesë e kësaj, ata janë më se të mirëpritur. Por ne nuk mund të garantojmë Champions League këtë vit”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
“Por çdo gjë tjetër është e njëjtë si më parë: një klub fantastik me një ekip shumë të mirë – dhe shpresojmë një më të mirë vitin e ardhshëm. Është me të vërtetë kaq e thjeshtë. Ne jemi ende Liverpool dhe tërheqës për shumë lojtarë.”
/GazetaBlic Sport/


