Sporti

Jurgen Klopp: Nuk janë pyetur yjet e skuadrës për këtë vendim

04/19/2021 20:42
nga:Lorik J

Jurgen Klopp është shprehur se qëndrimi i tij në lidhje me Superligën Evropiane nuk ka ndryshuar.

Krijimi i Superligës Evropiane u konfirmua dje, dhe skuadra e trajnerit Jurgen Klopp do të marr pjesë në të, shkruan GazetaBlic Sport.

Por trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kohë më parë është shprehur kundër krijimit të kësaj lige, dhe thotë se qëndrimi i tij lidhur me këtë garë nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar që nga viti 2019. Ne kishim informacione të pakta lidhur me vendimin”, tha Klopp për Sky Sports.

“Mua më pëlqen Champions League, më pëlqen fakti që klube si West Ham mund të luajnë aty”, vazhdoi gjermani.

“Pronarët duhet ta kuptojnë që pjesa më e rëndësishme e klubit janë lojtarët dhe tifozët, dhe ne nuk duhet t’i zhgënjejmë ata”, përfundoi Klopp.

/GazetaBlic Sport.