Sporti

Jurgen Klopp mund të rikthehet tek Dortmund, por jo si trajner

05/02/2024 13:11
nga:Mergim Rreci

Kanë mbetur vetëm tre ndeshje deri në përfundimin e mbretërimit gati nëntëvjeçar të Jurgen Klopp në Liverpool.

Vetë gjermani deklaroi se do të largohet nga klubi për shkak se po i mbarojnë energjitë dhe trajneri pritet të jetë jashtë angazhimeve për disa kohë, përcjell GazetaBlic Sport.

Plani i trajnerit është, pra, i njëjtë me atë kur u largua nga Borussia Dortmund pas shtatë vitesh, në vitin 2015. Sigurisht, kjo periudhë pushimi nuk ishte e gjatë, ai mbërriti në Liverpool në tetor të atij viti, por The Idependent tashmë ka avancuar me një rol të ri të mundshëm për Klopp, kur të përfundojë kjo periudhë pushimi.

Gazeta angleze thekson se trajneri do të rikthehet në Borussia Dortmund, jo si trajner, por në një pozicion teknik, siç është drejtori i futbollit, që do t’i krijohej shprehimisht.

Megjithatë, duhet theksuar se kontrata e drejtorit sportiv të Borussia Sebastian Kehl përfundon në fund të sezonit 2024/25. Ndaj, i njëjti burim pretendon se Klopp mund të përmbushë, ose të paktën të asistojë, në përgjegjësitë që sjell ky pozicion.

/GazetaBlic Sport/