Sporti

Jurgen Klopp me fjalë të mëdha për Arthur Melo: Jam i lumtur që e kemi në skuadër, është lojtar senzacional

09/02/2022 15:49
nga:E K

Liverpool arriti të nënshkruajë me Arthur Melon nga Juventus në formë huazimi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp u shpreh i lumtur me ardhjen e brazilianit në Anfield, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjermani e cilësoi ish mesfushorin e Barcelonës si një lojtar senzacional me aftësi të mira teknike në pasime dhe në kontrollimin e lojës.

“Ai është një djalë i fantastik. Është shumë inteligjent dhe me plot emocione, ai është i njeh lojtarët madje disa i ka miq të mirë. Ai është i mirë në hapsira të ngushta dhe në kontrollin e tempos së ndeshjes. I lumtur me huazimin e tij”, tha ndër të tjera trajneri i Liverpoolit.