Sporti

Jurgen Klopp mbështet sanksionet ndaj Abramovich, del në mbrojtje të punëtorëve të Chelseas

03/11/2022 13:02
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp, menaxheri i Liverpoolit, është dakord me sanksionet e vendosura nga qeveria britanike ndaj Chelseat, por paralajmëron se situata nuk mund të prekë punonjësit e rivalit londinez.

“Zyrtarët e Chelseat nuk janë përgjegjës për këtë situatë. (Përgjegjësia) është vetëm një burrë dhe ai njeri është Vladimir Putin [presidenti i Rusisë]. Nuk e di se çfarë roli luan Roman Abramovich [presidenti i Chelsea] në gjithë këtë, por mund të thuash se ai është i afërt (me Putinin). Mendoj se qeveria mori vendimin e duhur”, tha gjermani në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

Të enjten, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi një sërë masash për të kufizuar veprimin e Roman Abramovich, një nga objektivat kryesore të sanksioneve të përcaktuara pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe kjo ka shkaktuar shqetësim të madh edhe tek punëtorët e klubit.

/GazetaBlic Sport/