Sporti

Jurgen Klopp: Luajtëm një ndeshje perfekte, nuk më pëlqeu kartoni i kuq i kundërshtarit

11/04/2021 07:58
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp ka mbetur shumë i impresionuar me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren kundër Atlético Madrid (2-0).

Ai më tutje tha që kundërshtari ka pasur një lojtar më pak (Red Felipe në minutën e 36-të) dhe për këtë gjë nuk ndjehet i lumtur, transmeton GazetaBlic Sport.

“Mendoj se kemi luajtur një lojë pothuajse perfekte. Kemi shënuar gola në momentet e duhura. Ne patëm paraqitje fantastike, veçanërisht nga Sadio Mané. Nuk më pëlqeu kartoni i kuq, sepse nuk dua të luaj kundër një ekipi me vetëm 10 sportistë. Në fund fituam 2-0 dhe ishte një natë e mrekullueshme”, theksoi trajneri gjerman duke folur për BT Sport.

/GazetaBlic Sport/