Sporti

Jurgen Klopp kërkon një rekord të jashtëzakonshëm në krye të Liverpool

05/03/2022 11:52
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp kërkon një rekord të jashtëzakonshëm sonte.

Asnjë trajner nuk ka arritur ndonjëherë në finalen e Ligës së Kampionëve, Kupës së Ligës dhe FA Cup të gjitha në të njëjtin sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky rekord duket tashmë më së i arritshëm, kjo për faktin se skuadra e tij ka avantazh ndaj Villarrealit prej 2 me 0 nga ndeshje e parë.

Kjo është një tjetër dëshmi e punës së tij të madhe që po bën tek “The Reds”, me trajnerin gjerman që së fundmi ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026.