Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, zbuloi se Trent Alexander-Arnold do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Brentford, për xhiron e 6-të të Premier League.
Mbrojtësi i djathtë anglez kishte humbur ndeshjen kundër Crystal Palace fundjavën e kaluar për shkak të sëmundjes, por tani është rikuperuar dhe është në dispozicion të trajnerit gjerman për ndeshjen e së shtunës.
Një rast tjetër është ai i Roberto Firmino. Sulmuesi brazilian u dëmtua në kofshë në ndeshjen kundër Chelsea (28 gusht) dhe tashmë po stërvit, por Klopp nuk duhet të ndërmarrë asnjë rrezik dhe sulmuesi do të ruhet për ndeshjen kundër FC Porto, të martën, te Champions League.
Naby Keita është në dyshim dhe Thiago Alcantara nuk do të jetë në gjendje të kontribuojë për “Reds”.
/GazetaBlic Sport


