Sporti

Jurgen Klopp i rikthehet polemikave me Simeonen, kjo është deklarata e tij para ndeshjes së nesërme

11/02/2021 14:54
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Liverpoolit fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultatin 2:3, në ndeshjen e parë

Liverpool mposhti Atletico Madridin në shtëpi me dy golat e Mo Salah dhe një të Naby Keita, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, trajneri i Atl Madridit, Diego Simeone kishte bërë një veprim aspak sportiv, duke vrapuar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes – duke mos u përshëndetur fare me trajnerin e “Reds”, Jurgen Klopp.

Të dy skuadrat do të ndeshen përsëri nesër në ‘Anfield Road’ dhe trajneri Klopp tha se nuk e dinte që Simeones nuk i pëlqënte t’i shtrëngonte duart.

“Nëse e dija që Simeone nuk dëshirobte për t’i shtrënguar duart, nuk do të kisha provuar. Ne ishim të dy emocionalë në atë kohë. Tani e di që nuk i pëlqen, kështu që nuk e kam problem”, tha Klopp para ndeshjes së nesërme.

/GazetaBlic Sport/