Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, supozoi se skuadra e tij performoi larg asaj që ishte mësuar dhe se Leicester e meritonte fitoren (1-0).
“The Reds” u mposhtën minimalisht nga “Dheplrat” dhe paraqitja e skuadrës nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit gjerman, shkruan GazetaBlic Sport.
“Pa dyshim që Leicester e meritonte. Ishte një lojë shumë e çuditshme. Nuk ishim mjaftueshëm të mirë, por kishim disa raste, por nuk shfrytëzuam opsionet më të mira. Kemi luajtur një lojë vërtet të keqe, kështu që e merituam atë që morëm. Tentimet tona ishin të dobëta dhe na mungonte edhe pak fati. Është ajo që është. Madje e nisëm mirë, por më pas e humbëm plotësisht ritmin dhe nuk mundëm ta kthenim. Ishte e parashikueshme ajo që do të ndodhte. Ata patën një goditje në portë dhe nuk patën shumë raste, por ne duhej të mbroheshim më mirë, diçka që e bëjmë normalisht, por jo sot. Kemi pasur disa lojtarë me paraqitje nën normale dhe nuk gjej shpjegime”, tha trajneri gjerman duke folur për Amazon Prime.
/GazetaBlic Sport/


