Sporti

Jurgen Klopp i ashpër me kritikët e Trent Alexander Arnold: Nëse ai nuk do ishte mbrojtës i mirë nuk do luante te Liverpooli

10/01/2022 11:37
nga:E K

Jurgen Klopp ka folur për Trent Alexander Arnold i cili së fundmi po kritikohet për aftësinë e tij mbrojtëse.

Trajneri gjerman ishte i ashpër me kritikat duke thënë se Arnold padyshim që di të mbrohet, por është stili i lojës së Liverpool që e detyron atë të shkojë më përpara dhe të sakrifikojë mbrojtjen, shkruan GazetaBlic Sport.

“Mënyra se si ne luajmë, për shembull, nëse nuk jeni specialist futbolli nuk e kuptoni. Nëse bëjmë presion në fushën e kundërshtarëve, shumë shpesh, jo gjithmonë, por shumë shpesh Trent është më së thelli në aksion nga krahët, dhe kjo është mënyra se si ne luajmë futboll. Tani mund të thuash, ‘Po, atëherë mbrohu më mirë.’ Nuk mund të kesh gjithçka.

Pra, nëse doni një presion të lartë, keni nevojë për lojtarë në pozicione specifike. Sido që të jetë, ne vendosim një sulmues pak më të gjerë për të mbuluar atë zonë dhe mesfushën pak më lart, ose mbulojmë vijën e fundit me tre lojtarë, plus Fabinhon.

“23-vjeçari shpesh lë boshllëqe në pjesën e pasme dhe qendërmbrojtësi i krahut të djathtë duhet ta mbulojë atë.Pra, tani nëse ne nuk e marrim topin në fushën e kundërshtarit, i bie barra qendërmbrojtësve të mbulojnë hapsirën e Tent. Kjo është mirë, funksionon për ne. Është rreziku që marrim, nuk është një rrezik i çmendur. Ne e fitojmë topin në nëntë nga 10 herë, por në atë moment kur nuk e fitojmë, njerëzit pyesin: ‘Ku është Trent?’ Dhe kjo është një pyetje që nuk e kuptoj.

“Të gjithë ata që shikojnë futboll kaq shpesh, aq gjatë, pse do të thoshit atëherë, ‘Po, kjo është puna e tij kryesore’? Por unë i thashë që duhet të jetë atje.”