Jurgen Klopp nuk ishte aspak i kënaqur me ekipin e arbitrave, veçanërisht në golin e parë të West Ham, ku akuzon se lojtari kundërshtar ka bërë faull ndaj portierit Alisson.
West Ham mundën të kuqtë me rezultatin 3-2 duke ia shkaktuar humbjen e parë kampionale ekipit të Jurgen Klopp, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Liverpoolit ishte i ashpër pas ndeshjes me gjyqtarët e këtij takimi.
“Çfarë mund të bënte Alisson. Kjo është arsyeja pse portieri është i mbrojtur në zonë. Nëse një lojtar kërcen me krahun jashtë, është një pjesë e rëndësishme e trupit. E di që tifozët do të thonë se po justifikoj, por jam i qetë. Vendimet normale nga ana e arbitrit janë të nevojshme dhe ai nuk e bëri këtë”, tha gjermani.
/GazetaBlic Sport/


