Sporti

Jurgen Klopp flet për rekordin e arritur në Ligën e Kampionëve: Jam shumë i lumtur për të gjitha rezultatet e këtyre ndeshjeve

12/07/2021 23:26
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Milani është eliminuar totalisht nga garat evropiane pas humbjes nga Liveprool, 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Tomori shënoi golin e parë në ndeshje, por Salah dhe Origi me golat e tyre i dhanë fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.

“Ajo që bënë djemtë sonte më bën shumë krenar. Ishte një lojë e pabesueshme. Jam shumë i lumtur. Performanca ishte e jashtëzakonshme. Duke pasur 21 goditje, kaq shumë situata ku luajtëm jashtëzakonisht mirë dhe u mbrojtëm me pasion dhe të organizuar mirë. Normalisht, jam shumë i lumtur për të gjitha rezultatet e këtyre ndeshjeve”, tha Klopp.

Liverpool numëron gjashtë fitore nga gjashtë ndeshjet e grupit.

/GazetaBlic Sport/