Trajneri holandez Erik ten Hag nuk do të jetë trajner i skuadrës gjermane RB Leipzig.
Sipas burimit, ish trajneri i Liverpool-it dhe drejtori aktual i futbollit të Red Bull-it, Jurgen Klopp, refuzoi kandidaturën e Ten Hag, transmeton GazetaBlic Sport.
Në vend të kësaj, ai i propozoi tre emra Leipzig: Sebastian Hoeness ( Shtutgart ), Oliver Glasner ( Crystal Palace ) dhe Roger Schmidt (ish- trajneri i Benfica ).
Ten Hag u shkarkua nga Manchester United më 28 tetor të vitit të kaluar dhe u zëvendësua nga Ruben Amorim.
RB Leipzig po përgatitet të zëvendësojë Marco Rose në fund të sezonit, pavarësisht se trajneri ka një sezon më shumë në kontratën e tij, deri në vitin 2026.
/GazetaBlic Sport/


