Sporti

Jurgen Klopp bën realitet ëndrrën e tifozit 12-vjeçar të Liverpoolit, kalon ditën me të

12/26/2023 12:13
nga:Lorik J

Tifozi i vogël irlandez i Liverpool-it, Daire, së fundmi jetoi ëndrrën e tij pasi u ftua në Anfield për të takuar trajnerin Jurgen Klopp dhe lojtarët e ‘Reds’.

Videoja e tifozit 12-vjeçar nga vizita e tij e parë në stadiumin mitik është bërë virale në rrjetet sociale. Ai ishte i pranishëm në fitoren 3-0 ndaj Aston Villa në shtator, përcjell GazetaBlic Sport.

Daire ka lindur me sindromën Crommelin, një sëmundje e rrallë.

Tifozi i Liverpool-it nuk ka mundur ta fshehë emocionin e tij gjatë interpretimit të himnit ‘You’ll Never Walk Alone’, duke u shpërthyer në lot lumturie.

Në Krishtlindje, ai mori dhuratën më të mirë të mundshme – një takim me personazhet kryesore pas një ftese personale nga Jurgen Klopp.

Tifozi i vogël e përshkroi Liverpool-in si “mikun e tij më të mirë”. Ai deklaroi se skuadra është gjithçka për të dhe nuk ka absolutisht asgjë që ai e do më shumë.