Sporti

Jurgen Klopp: Arnold dhe Jota të gatshëm për Watfordin, Thiagos i duhet edhe pak kohë

10/14/2021 08:47
nga:E K

Liverpool do të luajë me Watfordin në kuadër të xhiros së ardhshme të Premierligës.

Përmes faqes zyrtare të Liverpoolit, Jurgen Klopp dha përditësime mbi gatishmërinë e disa lojtarëve për ndeshjen e ardhshme kundër Watford të Claudio Ranieri, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka dhënë përditësime mbi lëndimet e Arnold Jota dhe Thiago.

“Të gjithë janë mirë, të themi. Me të vërtetë duket se Alexander-Arnold dhe Jota po bëjnë mirë; ata do të stërviten me ne nesër në një mënyrë krejt të rregullt, ky është plani. Thiago Alcantara, nga ana tjetër, ndoshta ka nevojë për pak më shumë kohë, ai nuk është stërvitur ende me ekipin dhe kjo nuk është një shenjë e mirë për ndeshjen e ardhshme”, tha Jurgen Klopp.

/GazetaBlic Sport/