Kupa e Botës 2022

Juranovic mungon nesër kundër Marokut

12/16/2022 16:21
nga:E K

Probleme për Kroacinë para ndeshjes së nesërme kundër Marokut, pasi që nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Josip Juranovic.

Bëhet e ditur se Juranovic nuk do ta luaj ndeshjen e fundit, respektivisht ndeshjen për vendin e tretë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Nesër me fillim nga ora 16:00 Kroacia do të përballet me Marokun për vendin e tretë, dhe trajneri Zlatko Dalic do të jetë pa shërbimet e mbrojtësit, Josip Juranovic.

Kështu së paku njofton gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano.

Juranovic luajti 70’ minuta në ndeshjen kundër Argjentinës në gjysmëfinale, pavarësisht lëndimit që e kishte në muskulin e tij.

Ai do t’i rikthehet fushës brenda 10 ditëve, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të diskutohet e ardhmja e tij pasi që shumë klube janë të interesuara ta transferojnë atë.