Ish-trajneri i FC Bayern, Jupp Heynckes, i ka shpëtuar një operacioni të rëndë në zemër.
77-vjeçari pati disa bypass në mes të nëntorit gjatë një operacioni të nevojshëm urgjent. “Ajo ishte periudha më e keqe e jetës sime,” tha Heynckes, i cili ishte në njësinë e kujdesit intensiv për rreth dy javë, transmeton GazetaBlic Sport.
Kampioni i botës i vitit 1974 pothuajse nuk ishte shfaqur në publik kohët e fundit. “Nuk prisja një ndërhyrje kaq serioze”, tha ai. Sipas “kicker”, ai tani është duke u shëruar.
Kujtojmë që ai pati suksese të jashtëzakonshme sa ishte në krye të skuadrës gjermane.
/GazetaBlic Sport/


