Sporti

Junior Messias pasi që shënoi dy gola ndaj Genoas: Nuk ka më përralla

12/02/2021 08:14
nga:Mergim Rreci

Junior Messias është një nga figurat më të mëdha të Milanit këto ditë. Pasi shënoi golin e fitores ndaj Atlético Madrid (1-0), në Champions League, sulmuesi 30-vjeçar brazilian shënoi dy herë kundër Genoa-s (3-0), në Serie A.

Fakte që kanë shtyrë shtypin të nxjerrë në pah historinë frymëzuese sesi ai arriti në futbollin profesionist. Në vitin 2011 mbërriti në Itali për të shitur elektroshtëpiake dhe vetëm në vitin 2017 arriti të bëhej profesionist futbolli te Gozzano, kaloi nga Crotone dhe mbërriti te Milani këtë verë, raporton GazetaBlic Sport.

Një histori e lartësuar, por që bëri që Júnior Messias të ketë një shpërthim në fund të ndeshjes kundër Genoas.

“Siç ka thënë trajneri, unë jam këtu sepse e meritoj. Nuk ka më përralla dhe çfarë kam bërë para se të filloja të luaja futboll. Ky është profesioni im tani për këtë dua të flas”, shpjegoi ai.

/GazetaBlic Sport/