Sporti

Juninho zbulon se çfarë ndikimi ka pasur Xherdan Shaqiri tek Lyon

11/17/2021 20:06
nga:Lorik J

Këtë verë, Lyon transferoi tre lojtarë me përvojë, Emerson, Xherdan Shaqirin dhe Jerome Boateng.

Juninho, legjenda e Lyonit ka folur se sa shumë kanë ndikuar këta lojtarë tek klubi francez, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ideja ishte të ndryshonim pak dhomat e zhveshjes, të sillnim lojtarë që kanë fituar tashmë në jetën e tyre, që e dinë se çfarë është, të kenë këtë mentalitet në dhomat e zhveshjes”, tha fillimisht Juninho për RMC.

“Ishte ideja jonë dhe unë mendoj se ata tashmë kanë arritur të kontribuojnë diçka. Emerson është ai që u përshtat më shpejt, ndoshta sepse ka shumë brazilianë”, pranoi Juninho.

“Shaqiri ka pasur disa ndeshje të mira”, shtoi drejtori sportiv i OL.

“Ai duhet të marrë drejtimin e tij  dhe pastaj do të vijë momenti i tij”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport