Lajme

Juniku pa rrymë, komuna thotë se kërkoi intervenim nga KEDS-i por ende s’ka ndryshim

01/20/2024 17:39
nga:Sh R

Komuna e Junikut tha se atje është ndërprerë energjia elektrike një orë pas mesnate të shtunën, për shkak të reshjeve të borës në zonën e tyre.

Ajo po e fajëson KEDS-in se ka kërkuar që të intervenojë, por edhe përkundër kësaj janë ende pa rrymë.

“Ne jemi dëshmitarë se në kohët e fundit, nëse fryn një erë e lehtë, furnizimi me energji ndalet, nëse bie shi furnizimi me energji ndalet, nëse bie borë furnizimi me energji ndalet. Përgjegjësi për këtë dështim është KEDS. Mungesa e energjisë elektrike shkakton dëme të mëdha në familjet e Junikut”, u shpreh komuna në Facebook.

“Ne apelojmë te KEDS si përgjegjës për furnizimin me energji elektrike që të bëjë evitimin dhe frunizimin me energji elektrike për banorët e Junikut sa më parë. Banorët e Junikut janë edhe paguesit më të rregullt të energjisë elektrike dhe nuk e meritojnë një trajtim të tillë”, shtoi ajo.