Lojtari i kombëtares shqiptare Juljan Shehu mund të luajë së shpejti në Gjermani.
Sipas informacioneve të ‘fusballdaten’, një klub i Bundesligës ka treguar interes konkret për të nënshkruar me mesfushorin 27-vjeçar, i cili aktualisht është nën kontratë me klubin polak, Widzew Lodz.
Performancat e mesfushorit kanë tërhequr interesin e disa klubeve. Përveç klubit të paidentifikuar të Bundesligës, dy klube nga La Liga e Spanjës po e monitorojnë nga afër situatën e 27-vjeçarit.
Juljan Shehu ka luajtur për Widzew Lodz që nga sezoni 2022/23, pasi iu bashkua atyre si transferim i lirë nga klubi shqiptar KF Laçi.
/GazetaBlic Sport


