Legjenda e Interit, Julio Cesar pranon se njerëzit ende e pyesin se si arriti të bënte atë pritje vendimtare ndaj Leo Messit në vitin 2010 dhe beson se Andre Onana nuk ka nevojë për sugjerim përpara ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve,
“Nerazzurrët” po përgatiten të përballen nesër me katalanasit në Nou Camp pas fitore prej 1-0 të javës së kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Julio Cesar ishte portieri i Interit në sezonin 2009-10, kur Nerazzurët, të udhëhequr nga Jose Mourinho, fituan tripletën dhe arritën të eliminonin skuadrën e Pep Guardiolës nga gjysmëfinalet.
Ish-reprezentuesi brazilian bëri një pritje të mrekullueshme ndaj Leo Messit në ndeshjen e kthimit në Nou Camp.
2010: When Júlio César denied Messi ?
Inter vs Barcelona ?@ojuliocesar_12 || @Inter_en || #UCL pic.twitter.com/JnJXRTDqrV
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 4, 2022
“Nuk e di nëse ishte momenti më i mirë, por sigurisht që është më i famshmi dhe më i rëndësishmi. Të gjithë e mbajnë mend. Ende sot, njerëzit më pyesin se si ia kam arritur ta pres atë goditje”, tha ai për La Gazzetta Dello Sport.
Pra, cili ishte sekreti i saj?
“U shtriva mirë,” tha ai duke buzëqeshur.
/GazetaBlic Sport/


