Showtime

Juliana Nura vazhdon thumbimet ndaj jurisë së “Dancing with the Stars”

12/28/2023 16:40
nga:G C

Ish-banorja e edicionit të parë të ‘Big Brother Vip Kosova’ Juliana Nura nuk ka ndaluar me thumbimet ndaj juries së spektaklit të vallëzimit “Dancing with the Stars”.

Ajo ka shpërndarë një video në Instagram, ku shfaqet duke kërcyer teksa bënte një vallëzim sensual, vëmendje të madhe mori shkrimi që kishte vendosur krahas saj.

“Ata mund t’ju eliminojnë juve nga një konkurs, por nuk mund të zbehin dritën tënde”, ka shkruar modelja duke ironizuar jurinë e konkursit të spektaklit të kërcimit.

Juliana u eliminua disa javë më parë nga spektakli, ku pas eliminimit është shprehur e pakënaqur me votat e juries.