Sporti

Julian Nagelsmann tek Tottenham, mësohet koha se kur do ta marrë drejtimin e skuadrës angleze

03/29/2023 17:11
nga:Mergim Rreci

Zyrtarizimi i ndarjes mes Tottenham dhe Antonio Conte-s u bë vetëm dy ditë pasi Bayern Munich shkarkoi trajnerin Julian Nagelsmann.

Klubi anglez ka një pëlqim të lartë për tekniku 36-vjeçar dhe pritet që t’ia besoj gjermanit drejtimin e skuadrës.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve gjermane Nagelsmann pritet që të ulet në krye të stolit të Tottenham vetëm pas përfundimit të këtij sezoni, pra në qershor për të nisur që në verë përgatitjet për edicionin e ri.