Bayern Munich është ndalur me barazim ndaj Leipzig.
Bavarezët nuk mundën të marrin më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Leipzigut, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë të takimit e shënoi, Chupo Moting.Chupo Moting realizoi në minutnë e 38’të të takimit për avantazhin e Bayernit.
Vendasit golin e barazimit e gjetën në pjesën e dytë.
Asistimin e Szovoszlai e shfrytëzoi më së miri Halstenberg për të barazuar shifrat në minutën e 52’të të takimit.
Pas ndeshjes për media foli trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, por kundërshtarët tanë luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Të jemi në krye të tabelës është e përshtatshme për ne, por duhet të kishim bërë më mirë në disa aspekte. Duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar, sonte kemi pasur disa situata të rëndësishme, por nuk ishim të mirë për t’i shfrytëzuar ato. Ishte ndeshja e parë pas dy muajsh pushim, është mirë të fillojmë përsëri me një pikë”, tha ai.


