Sporti

Julian Nagelsmann: ‘Lëndimi i Musiala është një tronditje e madhe për të gjithë ne’

07/06/2025 17:22
nga:Lorik J

Trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka komentuar mbi dëmtimin e mesfushorit të Bayern Munich dhe ekipit kombëtar, Jamal Musiala.

“Lëndimi i Jamal është një tronditje e madhe për të gjithë ne, veçanërisht pasi ai sapo ishte rikthyer në fushë pas një dëmtimi muskulor.

“Mendimet tona janë me të. Jamal  e ka mbështetjen e të gjithëve ne në ekipin kombëtar.

“I urojmë gjithë të mirat pas operacionit dhe një shërim të shpejtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani”, tha Nagelsmann.

Mesfushori 22-vjeçar u diagnostikua me një frakturë të fibulës së majtë dhe dëmtim të disa ligamenteve.

Mjekët vlerësojnë se Musiala do të mungojë 4 deri në 5 muaj.

/GazetaBlic Sport