Argjentina e mposhti rivalin e saj më të madh, Brazilin si kurrë më parë (4:1) , në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Deklaratave të famshme të Raphinhas iu përgjigj sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez brenda dhe jashtë fushës.
Julian Alvarez nuk kishte asnjë dyshim për atë që ndodhi para ndeshjes. Ai tha se fjalët e Raphinhas motivuan grupin dhe nxitën atë që do të vinte më vonë:
“Gjithçka që ata thanë paraprakisht e nxitën ndeshjen, me atë mënyrë të të folurit që kishin. Por ne, me përulësi, bëmë detyrën tonë dhe patëm një ndeshje të shkëlqyer… Ndoshta me Messin mund të kishim shënuar edhe dy ose tre gola të tjerë”, tha ai pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport