Julian Alvarez thjesht nuk mund të ndalojë së shënuari për Atletico Madridin pas një fillimi jo edhe aq të mirë të sezonit.
Pasi realizoi dy gola në fitoren 6-0 të Atletit kundër Sparta Pragës në Champions League, Alvarez shënoi në ndeshjen e La Liga kundër Real Valladolid.
Alvarez tani ka shënuar 10 gola dhe një asistim në 21 ndeshjet e tij për Atletico Madrid.
Atletico i pagoi 90 milionë euro Manchester Cityt për transferimin e Alvarez.
/GazetaBlic Sport/


