Showtime

Julia Roberts në serialin “Gaslit” që zbulon skandalin e madh politik në SHBA

02/03/2022 21:07
nga:Donika Fetahu

Julia Roberts është ylli i serialit të ri “Gaslit”, i cili flet për një nga skandalet më të mëdha në politikën amerikane – çështjen Watergate – ndërsa në paraqitjen e shkurtër, aktorja hollivudiane “zbulon të vërtetën” për përvetësimin që çoi në dorëheqjen e Richard Nixon.

54-vjeçarja luan rolin e Martha Mitchell, e cila zbuloi përfshirjen e presidentit Nixon në skandalin Watergate, duke rrezikuar karrierën e bashkëshortit të saj, prokurorit të përgjithshëm John Mitchell, të luajtur nga Sean Penn, i cili pothuajse nuk njihet.

Trilleri politik, i cili do të transmetohet në STARZ më 24 prill, fokusohet në “historitë e patreguara dhe personazhet e harruara” të skandalit që tronditi Shtetet e Bashkuara në vitet e shtatëdhjeta.

Ngjarja do të fokusohet në vendimin e Marthas për të ekspozuar këtë aferë, pavarësisht përkatësisë së saj partiake, e cila shkakton shpërbërjen e presidencës dhe jetës së saj private. Në trailerin e publikuar, ajo pyetet pse rrezikon pozicionin e burrit të saj dhe thjesht përgjigjet: “Sepse është e vërtetë”.

Në pyetjet e vazhdueshme për arsyet e zbardhjes së skandalit, Mitchell shpjegon: “Unë jam nga jugu, ne themi atë që mendojmë, flasim, asnjëherë nuk pushoj së foluri”.

Seriali “Gaslit” do të transmetohet në rrjetin televiziv STARZ nga data 24 prill.