Lajme

Jul Deda kapet “mat” nga kamerat duke i lexuar SMS-të Berishës

12/11/2021 16:55
nga:Y I

Aktori Julian Deda është kapur “mat” gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike duke i lexuar mesazhet ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë punimeve të Kuvendit, teksa Berisha ishte ulur në shkallët e stadiumit, një rresht pas tij qëndronte Julian Deda.

Në një moment Berisha nxjerr celularin dhe mjaft i përqendruar nuk shikon çfarë ndodh rreth e qark.

Po kaq i përqendruar duket edhe aktori Julian Deda. /Abcnews.al

Kuvendi nis numërimin e votave për shkarkimin e tij, Lulzim Basha mbledh Kryesinë e PD në orën 18:00