Juergen Klopp ka dhënë një intervistë për revistën “Kicker”. Trajneri i Liverpool është pyetur për veprimet e Barcelonës në këtë afat kalimtar.
Zyrtarët e Camp Nou kanë shpenzuar tashmë rreth 150 milionë euro për të sjellë Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde. Megjithatë, Barça po përballet me borxhe të konsiderueshme, përcjell GazetaBlic Sport.
“A e kuptoj çështjen e Barcelonës? Jo. Së pari, sepse nuk jam ekspert i financave dhe së dyti, nëse do ta dija që nuk kam para, nuk do të shpenzoja shumë”, tha Klopp për “Kicker”.
“Unë si tifoz futbolli nuk e kuptoj. I vetmi klub që njoh që dikur shiti stadiumin dhe të drejtat e tjera ishte Borussia Dortmund. Por Watzke duhej të shfaqej në minutën e fundit dhe të shpëtonte gjithçka. Nuk e di nëse Barcelona ka një Watzke të tillë”, shtoi trajneri i Liverpool-it.
/GazetaBlic Sport


